Dy burra në Anamoravë i bëjnë gratë për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Anamoravë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Njëri ka ndodhur në Viti e tjetri në Gjilan.

Ja njoftimi i Policisë përmes raportit 24-orësh:

Viti 15.03.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

Gjilan 15.03.2021-22:35.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshohet se dhuna është sistematike, sipas viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj. Rasti duke u hetuar.