Dy femra e rrahin një burrë

Dy femra janë arrestuar për lëndim të lehtë trupor pasi kanë rrahur një burrë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rr. Adem Jashari, Pejë 21.06.2022-18:00. Janë arrestuar dy femra kosovare, pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat dërgohen në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv).