Dy kunata përleshen mes vete në Lipjan

Të dy të dyshuarave iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa më pas janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjes e së enjtes.

“Lipjan 24.11.2022 – 22:46. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare (kunata), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.