Dy kundërvajtësve në Kamenicë u merren patentë shoferët për tre muaj

Policia në Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në dy vozitës të cilët duke drejtuar automjetet e tyre tejkalojnë në vijë të plotë me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët policorë kanë arritur që të ndalin vozitësit e lartcekur dhe secilit i kanë shqiptuar gjobë kundërvajtëse në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative si dhe u janë konfiskuar patentë shoferët me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)