Në Gjilan arrestohet personi i kërkuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Gjilan ka arrestuar një person i cili kërkohej për ta vuajtur dënimin.

Njoftimi i policisê:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Gjilan 16.11.2022-15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.