Nën kërcënimin e armës, një person ka grabitur para të gatshme në Pasjak

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Pasjak të Novobërdës, një person i maskuar e nën kërcënimin e armës ka grabitur para tê gatshme në një dyqan dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE

Fsh.Pasjak,Novobërdë 16.11.2022-23:21. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti nën hetime.