Dy mami preken nga virusi në këtë qytet shqiptar

Virusi COVID-19 nuk ka kursyer as mjekët, që javët e fundit kanë rezultuar disa të prekur.

Madje më keq se kaq, dy prej tyre e kanë humbur betejën me këtë virus.

Së fundmi, dy mami në Elbasan kanë rezultuar pozitivë pas testeve të realizuara në Institutin e Shëndetit Publik.

Ato punonin në pavionin e aborteve, dhe menjëherë pasi kanë dalë pozitive ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.

Pjesa tjetër e stafit është karantinuar, ndërsa mamitë janë transportuar në Spitalin Infektiv, në Tiranë./ noa.al/