Dy muaj pa ikonën e valles shqipe, Zija Aliu (Video)

Para dy muajve iku nga kjo botë kryevalltari i Karadakut, Zija Aliu, njëherësh veprimtar i shumanshëm. 

Atë e ka rikujtuuar sot vëllai i tij, Basriu, i cili ka postuar edhe një fragment nga vallëzimi i tij në një koncert në Gjilan.

‘Sot u bënë dy muaj pa ty vëlla! Të kujtojmë ashtu siç doje ti, duke vallëzuar me qeleshe të bardhë si bora, aty ku ti dhe vallja bëheshit një! Fragment nga koncerti në Gjilan me Ansamblin Gurra, 1995’, ka shkruar Basriu.

Zija Aliu ka qenë themelues dhe anëtar i disa SHKA-ve e ansambleve, ka marrë pjesë në dhjetëra e dhjetëra festivale në nivel vendi, që nga Gjilani, Gllogovci, Prizreni e Prishtina, në dhjetëra e dhjetëra përfaqësime të Kosovës, në shtete të ndryshme të Ballkanit e Europës.

Ka marrë shumë shpërblime: Tri herë, valltari më i mirë i Kosovës për luajtjen dhe demonstrimin e valleve burimore të Karadakut.

Eshtë marrë edhe me veprimtari humanitare, pajtimin e gjaqeve, konflikteve e ngatërresave të ndryshme në Viti e Anamoravë.