Të ardhurat vjetore të Dua Lipës, më të mëdha se buxheti i një komune në Kosovë

Dua Lipa, artistja më e nominuar e dy vjetëve të fundit, realizon të ardhura vjetore nga puna e saj në skenën botërore të muzikës, më shumë se një komunë mesatare në Kosovë.

Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin ‘Future Nostalgia’, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.

Pa dyshim që Dua gjithashtu ka fituar shuma të mëdha, me dokumente të reja këtë javë të cilat zbulojnë se ajo ka një pasuri të madhe prej 20 milionë funtesh (23.5 milionë euro) të hyra vjetore, shkruan The Sun.

Por marsin e kaluar, me krizën e COVID që po afrohej ndërsa albumi i saj kryevepër po përgatitej për publikim, gjërat mund të kishin punuar në mënyrë dramatike ndryshe.