Mërzitet Shkurta: Nuk munda t’i them lamtumirë se edhe vetë po luftoja me këtë dreq virusi

Këngëtarja Shkurte Fejza e cila po ashtu është përballur me virusin, është ndjerë e pikëlluar që nuk ka mundur t`i thotë lamtumirë aktorit Rasim Thaçi-Cima.

Fejza i ka shprehur ngushëllime familjes, duke theksuar se Cima do kujtohet gjithmonë nga miqtë e tij.

“Ishte i dhimshëm lajmi për ikjen e Cimës në amshim. Cima ky artist i madh me shpirt e zemër të bardhë. Njeriu ma i mirë që kam njohur nga artistët shqiptarë dhe nuk mujta as lamtumirë me i thanë sepse vet luftoja me këtë dreq virusi. Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë por fati i tij ishte se ai ishte artist i madh i vendit të vogël dhe pa shtet e pa përkrahje që nuk i siguroi asgjë dhe as një vakcinë nuk ja siguroj me kohë e cila do ta mbronte dhe do ta kishim edhe sot këtë artist me përmasa të jashtëzakonshme interpretuese”, ka shkruar Fejza.

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima vdiq në moshën 71 vjeçare, si pasojë e COVID-19.