Dy nga të lënduarit në Bresalc janë liruar në shtëpi, një femër është dërguar në QKUK
Dy nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm në Bresalc të Gjilanit, pas trajtimit në Spitalin Rajonal, janë liruar në shtëpi, ndërsa personi i tretë, një femër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Raporti i policisë:
Fsh. Bresalc, Gjilan 24.09.2022 – 13:50. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, janë lënduar dy meshkuj dhe një femër kosovar -e, ku pas tretmanit mjekësor dy meshkujt janë liruar, ndërsa pasagjerja është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

