Kapet me 270 kg mish derri kontrabandë në traktor

Një person është ndaluar me një traktor në afërsi të brezit kufitar, ku kishte të ngarkuar 270 kg mish derri të kontrabanduar.

Fsh. Korminjan, Ranilluk 25.12.2021 – 18:15. Derisa policia ka qene duke patrulluar ne afërsi të  brezit kufitar ka ndaluar një traktor të cilin ishte duke e ngasur i dyshuari mashkull kosovar. Gjate kontrollimit ne traktor është  gjetur mish derri të kontrabanduar rreth 270 kg. Mishi është konfiskuar, ndërsa  traktori dhe personi i dyshuar janë  liruar në  procedure të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.