Dy pacientë me Covid janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjinden të spitalizuar gjithsej 51raste, prej tyre me Covid 19 janëj 36.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 të spitalizuar në Klinikën Infektive është kjo:

• 28 raste janë në gjendje stabile
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor, thote Dr. Sadije Namani./mediafokus