Dy pacientë me Covid janë në gjendje të rënduar, njëri më keq
Sot, në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 12 pacientë me COVID-19 dhe dy prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se 8 pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa 4 janë në trajtim me okisgjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Prej tyre, dy pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe njëri prej tyre është i shtrirë në repartin e mjekimit intensiv.
“Dy pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativë në testimet e fundit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./mediafokus.info