Dy pacientë me virusin korona janë në gjendje kritike

Dy persona me virusin COVID 19, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë, janë në gjendje kritike.

“Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Klinika Infektive.

11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Përndryshe, në Në Klinikën Infektive sot gjenden të spitalizuar gjithsej 65 pacientë, 52 prej tyre me Covid.

Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, thuhet në njoftim./mediafokus.info