Dy persona marrin lëndime në aksidentin e mbrëmshëm në Gjilan

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmë në rrugën Adem Jashari në Gjilan, në afërsi të postës.

Siç shihet në foton e Mediafokus.info nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.

Lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët ishin në motoçikletë.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 22.10.2022 – 18:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit dhe një motoçikletë me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, thuhet në njoftimin e policisë.