Shtyhen testi i arritshmërisë dhe testi i maturës
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë vendim që të shtyhen Testi i Arritshmërisë dhe Testi i Maturës Shtetërore.
Këtë vendim ministri Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Sipas vendimit, datat e reja për mbajtjen e këtyre testeve janë:
Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 20.08.2020
Testi i Maturës do të mbahet më datë 29.08.2020
/mediafokus.info/