Dy persona me Covid janë në gjendje të rëndë
Në Klinikën Infektive, aktualisht janë të shtrirë 11 pacientë me Covid-19 dhe dy persona janë në gjendje të rëndë.
Ky është raporti nga Klinika Infektive:
“7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv”, thuhet në njoftimin e Klinikës.

