Paralajmërimi i OBSH-së: Koronavirusi mund të mos ikën kurrë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi ditën e djeshme se virusi mund të mos zhduket kurrë.

Duke folur në një konferencë të mërkurën, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan theksoi edhe njëherë përpjekjen e gabuar për të parashikuar kur virusi do të zhdukej.

Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli i virusit do të jetë paksa i vështirë.

Ndërkohë, u paralajmërua se pandemia ishte duke shkaktuar shqetësime të përhapura dhe shëndet të sëmurë mendor, veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në kujdesin shëndetësor mendor

Rayan u shpreh:

Koronavirusi mund të bëhet një virus endemik në komunitetet tona dhe mund të mos ikë kurrë njësoj si HIV. Unë nuk po krahasoj këto dy sëmundjet, por mendoj se është e rëndësishme që ne të jemi realist. Unë nuk mendoj se ka ndonjë që mund të parashikojë nëse kjo sëmundje do zhduket apo jo. Me një vaksinë, ne mund të ndihmojmë në eliminimin e këtij virusi, por që vaksina të jetë e disponueshme, do të duhet të jetë shumë e efektshme dhe do të duhet të vihet në dispozicion të të gjithëve. Kjo sëmundje mund të shndërrohet në një problem afatgjatë.