Dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Shtime gjenden të vdekur

Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Shtime.

Rastet janë cilësuar ‘vdekje e dyshuar’ dhe po hetohen nga policia.

Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjarëve.

Shtime, 04.05.2022 – 11:05. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete ne shtëpisë e saj. Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku nga mjeku është konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv).