Dy persona përfundojnë me lëndime gjatë një përleshje ku ishin përfshirë 8 të mitur

Dy persona kanë përfunduar me lëndime, gjatë një përleshje në Podujevë, ku ishin përfshirë 8 të mitur. Rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.

Rr. “Xhemajl Mustafa”, Podujevë 29.10.2020-10:22. Raportohet për një përleshje fizike në mes të tetë personave meshkuj kosovarë (të mitur). Si pasojë e përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, një dërgohet në mbajtje ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.