Dy persona raportohen të zhdukur

Dy persona, një grua në Mitrovicë dhe një vajzë në Ferizaj janë raportuar si ‘persona të zhdukur’, njofton policia e Kosovës.

Mitrovicë, 11.01.2021 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar.

Ferizaj 08.01.2021 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.