Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Policia ka njoftuar se brenda 24 orëve në Gjilan janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Njoftimi

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 29.03.2023 – 00:36. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte kanosur disa persona dhe kishte demoluar gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 29.03.2023-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, përmes mesazheve është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.