Zyrtares nuk i hiqet ‘arresti shtëpiak’, duhet ta shtyjë dasmën

Një vajzë shqiptare duhet ta shtyjë dasmën e saj, të cilën e kishte caktuar për fund të korrikut, sepse nuk mund ta shkelë masën e arrestit shtëpiak, e cila iu shqiptua asaj ndërkohë, në cilësinë e zyrtares bashkiake.

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”.

Kjo ka qenë kërkesa e zyrtares së Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.

“News 24” raporton se Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.

Por Gjykata ka refuzuar kërksën e zyrtares së Bashkisë dhe asaj i duhet ta ndryshojë datën e dasmës.

Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.