A e zmadhon vërtet gjoksin vaksina e Pfizer?

Disa gra, përdoruese të TikTokut, kanë shpërndarë video në platformë duke pretenduar se pasi kanë kryer vaksinën e Pfizer ose Moderna-n, kanë vënë re se gjinjtë e tyre janë më të mëdhenj. Kjo ka çuar në përhapjen e informacionit të gabuar se vaksina e Pfizer ose ajo Moderna zmadhojnë gjoksin.

Ekspertët thonë se në këto raste, kemi të bëjmë me zmadhim të nyjeve limfatike. Në rastet e tjera, ato mund të jenë shenjë e hershme e kancerit, por në rastin e kryerjes së vaksinës, ka një tjetër shpjegim që fatmirësisht nuk ka lidhje me kancerin.

Vaksinat që mërdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën “spike”, gjë që aktiviton sistemin imunitar. Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B të cilat përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre.

Kjo mund të shkaktojë që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim.