Kosova rangohet në nivelin më të lartë të rrezikut nga pandemia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ranguar Kosovën në nivelin 4 të rrezikut nga pandemia, që është shkalla më e lartë, duke u rekomanduar shtetasve të saj që të shmangin udhëtimin në këtë vend, shkruan mediafokus.info.

CDC tërheq vërejtjen se për shkak të situatës aktuale në Kosovë, edhe udhëtarët plotësisht të vaksinuar mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve COVID-19 prandaj duhet të shmangin të gjitha udhëtimet në Kosovë.

‘Nëse duhet të udhëtoni në Kosovë, vaksinohuni plotësisht para udhëtimit. Të gjithë ata që udhëtojnë në Kosovë duhet të mbajnë një maskë, të qëndrojnë 6 metra larg të tjerëve, të shmangin turmat dhe të lajnë duart’, thuhet në rekomandim e Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve./mediafokus.info