Ulet numri i të infektuarve, 9 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.086 mostra dhe 680 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 93.655, kurse i vdekjeve 1.915 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 77.433. Raste aktive janë 14.307.

Rastet pozitive: Prishtinë 177, Gjilan 58, Ferizaj 51, Gjakovë 51, Mitrovicë 46, Pejë 39, Podujevë 32, Vushtrri 28, Fushë-Kosovë 21, Kamenicë 20, Viti 19, Prizren 17, Istog 14, Klinë 14, Lipjan 14, Shtime 13, Suharekë 10, Hani i Elezit 8, Deçan 7, Malishevë 7, Skenderaj 7, Drenas 6, Dragash 5, Obiliq 5, Rahovec 3, Junik 2, Kaçanik 2, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin Potok.