Mesazhi i Don Lush Gjergjit për Pashkët: Në këtë kohë të zymtë ta ngjallim shpresën dhe dashurinë

Në Katedralen e Shën Nënë Tereza në Prishtinë, është mbajtur sot mesha e Pashkëve, nën drejtimin e Don Lush Gjergjit nga Ipeshkvia e Kosovës.

Don Lush Gjergji në kremtimin e ditës së Pashkëve ka dërguar mesazhe dhe urime për të gjithë besimtarët krishterë.

Sikurse viti i kaluar edhe këtë vit Pashkët kremtohen në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19. Për çka ai është shprehur se në këtë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve që po ndodhin ten ne dhe në botë duhet të kemi sigurinë dhe të ngjallim shpresën dhe dashurinë

Me ç’rast ai tha se përmes veprimeve të mira njerëzit mund ta gjejnë Zotin.

“Në këtë kohë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve të ndryshme që ndodhi tek ne dhe në botë ne ta kemi sigurinë, ngjalljen e shpresës dhe ndezjen e dashurisë. Të përjetojmë siç përjeton tjetri […] të përjetojmë se varri është i zbrazët se nuk jemi të krijuar për varr, për shkatërrim për vdekje dhe për asgjësim, por për jetë. Dhe mirëkuptimi i kësaj jetë është parathënia e jetës së pasosur të cilën e arrijmë me Krishtin e ngjallur. Me këto ndjenja të thella, me nderim dhe dashurinë e ndaj Krishtit, juve dhe gjithë juve iu dëshirojmë Pashkët e shenjta, Pashkët e bardha, Pashkët e bekuara, Pashkët të cilat prekin thelbin e jetës sonë, ndërrojnë, përmirësojnë dhe shenjtërojnë jetën tonë”, tha ai.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në Kryq.