Dikush tha se Vjosa…

Mirishahe Limani Hiler

Lufta kundër korrupcionit ka filluar konkretisht dje në parlamentin e Kosovës.

Nuk ka më pazare me votën e popullit!

Opozitës nuk iu kërkua vota për presidenten e shtetit me ndonjë kusht apo avantazh.

Opozitës i është kërkuar vetëm të dëshmojnë përgjegjësinë e tyre në të mirë të krijimit të institucioneve shtetërore.

Zgjedhja e presidentes së shtetit nuk është vetëm përgjegjësi e një formacioni politik por e të gjithë atyre që populli iu ka dhënë mundësinë të ulen në ulëset e parlamentit për të krijuar perspektivë.

Dikush tha se Vjosa duhet të tërheq kandidaturën e saj. Kjo është më shumë se qesharake! Për «tre kalavesha» të tradhëtohen mbi 300 mijë vota.

Vjosa ka marrë përgjegjësi ndaj votuesve të saj. Vetëm ata që «s’marrin erë» në demokraci e që i frigohen ndryshimeve shohin gjithnjë kaq afër hundës së tyre.

Vota është e lirë. Do apo s’do të votosh dikend, do apo s’do të krijosh institucione solide, do apo s’do të respektosh vullnetin e popullit që tani iu ka rreshtuar në opozitë.

Ikja nga përgjegjesia është motër me krimin sepse ajo t’i mbyllë dyert e së ardhmes.

Vjosa në asnjë mënyrë nuk guxon t’i ikë kësaj përgjegjësie.

Nëse është dikush që kërkon ta qoj vendin përsëri në zgjedhje, janë pikërisht bojkotuesit e proceseve demokratike. Janë pikërisht ata që nga «frika që iu ka hy në bark» nuk arrijnë të kenë një vetkontroll të arsyeshëm.

Vjosa mund të mos votohet, por ajo nuk ka asgjë për të fshehur që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj asaj për çfarë është deklaruar.

Mbrëmë ishte dëshmia e parë se po fillon koha kur «s’ka më pazare» as për vota të çfardo pozite qoftë ajo.

Dikush tha se duhen edhe negociata paraprake me opozitën që të sigurohen vota për presidenten. Për ata që mendojnë kështu përsëri kjo i bie se «duhet pazare« e kanë modernizuar termin «pazar» në termin «negociata». A nuk po e ditka opozita rolin e saj në krijimin e institucioneve por po dashka me «ua vizatu».

Jo, kurrë pra Vjosa nuk duhet të tërheqë kandidaturën e saj. Jo vetëm pse Kosova ka nevojë për «kokën» e saj por nëse i kjo kërkohet nga dikush prej nesh, dijeni se kjo është kërkesa më e ulët e atyre që kurrë nuk «iu pret sakica me një vend», e janë terror i ardhmërisë së këtij vendi.

Lufta kundër mendjengushtëve është hapur pikërisht nga Vjosa. Andaj, ajo na duhet në këto beteja pa u tërhequr prapa për kënaqësinë e ‘kriminelëve’ që kanë rjepur këtë vend qe 20 vjet.

Sh’net juve!