Ky është dedikimi prekës i Arbër Ismajlit, në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait

Në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtar, Ruzhdi Ismajli, djali i tij, Arbëri, ka bërë një përkujtim prekës, transmeton Mediafokus.info.

Përmes Instagramit, Ismajli ka thënë se da kujtojnë përherë ballëlartë e me krenarinë më fisntike.

Postimi i plotë:

Babë, 16 vite pa ty janë mallë i dashurisë për mungesën tënde është boshllëk që nuk u përmbushë kurrë, dhe me asgjë!

Ajo që na bënë krenar si familje, janë veprat dhe kujtimet që na thonë ata të cilët të njohën, dhe kjo na bënë krenar dhe na obligon për të ruajtur e trasuar si traditë dhe trashëgimi.

 E dashte fort familjen, rrethin, shoqërinë, arsimin e bërjen e Republikës, për të cilën punove me mund e sakrificë, andaj kjo dritë e dritësimit e rilindasve tanë, ende i ndriçon Republikës sonë, dhe ne obligohemi që ta ruajmë dhe ta trashëgojmë për breza të tjerë.

Do të kujtojmë përherë ballëlartë e me krenarinë më fisnike, unë, mami, vëllau, motra, nipërit e mbarë familja!