LDK ankohet për shantazh e kërcënime ndaj tre deputetëve të saj

Ndonëse ishte paralajmëruar pë orën 17:00, seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, nuk ka filluar ende.

Duket tre deputetët e LDK që abstenuan nga votimi kanë marrë kërcënime e janë shantazhuar mbrëmë pas përfundimit të seancës.

Për këtë ka folur sot Arben Gashi, i cili ka kërkuar që bindjet e tyre të respektohen, ndryshe do ta rikonsiderojnë qëndrimin e tyre.

Gashi ka fajësuar drejtpërdrejt për shantazh deputeten Mimoza Kusari.

Mbetet të shihet si do të zhvillohet seanca e sotme dhe a do të zgjedhet Vjosa Osmani presidente.