Fillon seanca për zgjedhjen e presidentit

Me 40 minuta vonesë ka filluar seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, e cila u ndëpre mbrëmë vonë, pas dështimit për të siguruar votën e 80-të në kuti, në dy cikle votimi në rundin e parë.

LDK-ja mori pjesë në seancë, por tre deputetë të saj nga 15 gjithsej, abstenuan nga votimi.

Ata po marrin pjesë edhe sot, por nuk kanë ndryshuar mendim sa i përket votimit.

Por duket se dy deputetë nga komunitetet joserbe, Adem Hoxha e Fadil Gashi, janë bindur të marrin pjesë në seancë, gjë që do të ishin vota të mjaftueshme për të proceduar suksessëm me zgjedhjen e presidentes.

Po ashtu në seancë po merr pjesë edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila thuhet se është prishur me partinë e saj.

Mbetet të shihet si do të zhvillohet seanca e sotme dhe nëse janë siguruar vërtet votat për të zgjdhur Vjosa Osmanin presidente.