Dy raste të dhunës në familje në Gjilan, njëri e rrah nanën, tjetri vajzën

Dy raste të ndara të dhunës në familje në Gjilan janë raportuar në polici dje, ku një person kla rrahur nënën e tij, ndërkaq një person tjetër e ka rrahur vajzën.

Njoftimi i plotë i policisë nga raporti 24 orësh:

Gjilan 12.09.2022-09:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht si dhe sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 12.09.2022-13:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.