Dy shkelje: Tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim i shpejtësisë
Policia në Kamenicë, në pikën e kontrollit të automjeteve në fshatin Hodonoc, ka hasur në një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë në zonën ku kufizimi është i rregulluar me shenjë trafiku.
Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, tri pikë negative si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.

