Dy shtetas të Serbisë aksidentohen mes vete në Kosovë

Dy shtetas të Republikës së Serbisë, njëri shqiptar dhe tjetri serb, janë aksidentuar mes vete në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë tre persona. 

Dheu i bardhe 17.08.2021-19:00 . I dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, deri sa ishte duke drejtuar veturën VW Bora duke mos mbajtur shiritin e djathtë të lëvizjes, godet veturën Renault me targa vendore  e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt  të cilën e drejtonte viktima femër serbe shtetase e Serbisë  e cila ka pësuar lëndime trupore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjere një mashkull dhe një femër kosovar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)