Katër vjet pa veprimtarin e madh, Gani Hajrullahu

Janë bërë katër vjet kur u nda nga jeta veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Gani Hajrullahu, transmeton Mediafokus.info.

Djali i tij, Nijaziu, me anë të një përkujtimi në Facebook, ka shkruar se dëshirat e tij ishin me vlerë të madhe për familjen dhe popullin shqiptar.

“Mungesën tande po e ndjejmë cdo ditë e cdo festë, në familje ti na mungon. Dëshirat tua ishin me të vërtetë me vlerë të madhe për familjen e për popullin shqiptar. Për vendin ku  u rrite, ti bëre mjaftë aq sa munde. Zoti ta shperbleftë. Dëshire të madhe kishe të mblidhje nipa e mbesa e fëmijët ku tash vendi yt pa ty mbeti bosh edhe  nipi Riani që nuk arrite ta njohësh e as ai ty, në foto të përqafon”, ka shkruar Nijaziu.

Përndryshe, veprimtari Gani Hajrullahu është nipi i kryengritësit të madh për lirinë e shqiptarëve, Mulla Idriz Gjilani.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të clirimit të Gjilanit, i ka ndarë mirënjohjen Post Mortum veprimtarit Gani Hajrullahu, për kontributin e madh për të mirën e përgjithshme./Mediafokus.info/