Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i COVID-19, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, pas takimit virtual me kryetarët e komunave të Kosovës.

“I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Hoti, përmes profilit të tij në Facebook.

Gjithashtu, Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë, përfshirë këtu edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarit”, ka thënë Sazan Ibrahimi prej Asociacionit të Komunave, pas mbajtjes se takimit virtual me kryeministrin Hoti.