Dy shtetas turq arrestohen në aeroportin e Prishtinës

Dy shtetas turq janë arrestuar në aeroportin e Prishtinës për falsifikim dokumenti pasi kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente greke.

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari  26.08.2022 – 17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë të cilët me dokumente të Greqisë të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti i Prishtinës për në Bruksel. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.