Dy të lënduar nga aksidenti në Kamenicë, përfshihen tri vetura
Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Kamenicë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident, i cili ka ndodhur dje, janë lënduar dy persona, gjendja e të cilëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Kamenicës 19.12.2020 – 17:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjere të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e policisë./Mediafokus.info/
(Foto nga arkivi)

