Dy të mitur bien nga lartësia ku po punonin
Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nën dyshimin për “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç./abcnews.al

