Dy të moshuar rëzohen nga pema dhe humbin jetën

Dy të moshuar kanë ndërruar jetë pasi janë rrëzuar aksidentalisht nga pema teksa mblidhnin ullinj.

Bëhet fjalë për një 62-vjeçar në nga Saranda dhe një 65-vjeçar nga Vlora.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë./abcnews.al/