Një person në Mitrovicë gjendet i vdekur në vendine punës

Një person në Mitrovicë është gjetur i vdekur në vendin e punës. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohet nga policia.

Mitrovicë, 03.06.2021-08:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante  dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)