Në Istog kapen 8 mijë litra naftë të kontrabanduar

Policia ka ndaluar një kamion në Istog dhe gjatë kontrollit ka konstatuar se ka të nagrkuar 8 mijë litra naftë të kontrabanduar, meqë i dyshuari nuk ka ofruar dokumentacion përkatës.  

Fsh. Lubozhdë, Istog, 03.06.2021-10:10. Është raportuar se është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar kamionin e tij dhe gjatë kontrollit i janë gjetur të ngarkuara rreth 8000 (tetëmijë) litra derivate të naftës i cili nuk posedon dokumentacion përkatës. I dyshuari është intervistuar, është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i kompletuar i procedohet ATK-së në për procedura të mëtejme, thuhet në njoftimin e policisë.