Baba e rrah çikën e bën pë spital
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren pasi që ai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, e cila ka pasur nevojë për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Prizren, 03.06.2021-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)