IPK pranon konfirmimin e anëtarësimit në NIAIA të SHBA-së

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar konfirmimin zyrtar për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NIAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.

IPK është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.

Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së, thuhet në njoftimin e IPK-së.

 

May be an image of text that says 'ESTIGATORS National Internal Affairs Investigators Association, Inc. June 3, 2021 Greetings, ΝΙΑΙΑ, Inc. Box2 Springs co 81602 pleasure announcing that Association has milestone members agency, located Balkans Kosovo National Internal Affairs Investigators membership outreach. behalf the www.NIAIA.org Jeremy Viduna Chris President responsible ΝΙΑΙΑ Europe, investigative oversight nd wealth knowledge, insight perspective global perspective. Police Inspectorate Kosovo mark first European agency from Balkans region become member our ssociation. look forward long-t partnership and exchange information with all members the Police nspectorate Kosovo. President Sincerely, Secretary Jeremy Viduna ΝΙΑΙΑ President Phillips Website/Social Media Chelle Federal/Int'l Liaison Dave Enos Sponsor Coordinator Handley'