Dy të vdekur, 46 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar dy të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë konfirmuar 46 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve në terren, prej të cilave rezultuan 46 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.425 nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 77 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13.165, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.
Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Suharekë, Vushtrri, Gjilan, Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

