Kjo është komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, 46 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive është 15.425.
Komuna me më së shumti raste pozitive është Prishtina – 21 raste.
Në komunat tjera, numri i rasteve është disa herë më i ultë.
Drenas 3 raste, Ferizaj 3, Fushë Kosovë 3, Suharekë 3, Vushtrri 3 raste, Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.