Dy të vdekur dhe 2 të plagosur nga aksidenti i trefishtë
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë në Rrogozhinë ku janë përfshirë tre automjete.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident, shtetasi T. M., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjerja në mjetin tjetër me drejtues B. K., ndërsa 2 shtetas të tjerë janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Dy ditë më parë tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Kodër-Kashar, në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së enjtes ku Zija Murati, 29 vjeç duke drejtuar mjetin, me targë rumune, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje 2 vëllezërit, Ismail Sulaj 66 vjeç dhe Belul Sulaj, 63 vjeç, kushërinj të shoferit./EA/

