Kadolli: Sot kemi vetëm një rast me virus në Viti
Komuna e Vitisë, ku ishte identifikuar rasti i parë me Covid në Kosovë, te një person i ardhur nga Italia, që fatmirësisht u shërua, sot ka vetëm një rast të ri me virus dhe ai është nga Vërbani.
Drejtoresha e QKMF në Viti, dr Vjollca Kadolli shprehet e lumtur që numri i të infektuarve ka rënë në këtë nivel.
Deri më sot janë të konfirmuara 1697 raste pozitive, ndërsa aktiv kemi 10 pacientë, 1 i hospitalizuar.
‘Sot kemi 3 të shëruar. Numri total i të shëruarve deri më sot është 1609.
Kemi një situatë të përgjithshme më të qetë. Kjo vërehet edhe nga pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore. Ka një numër të vogël të pacientëve që kanë simptoma të dyshimta të virusit SarsCov2′, thotë ajo.
Përkundër kësaj situate të qetë, doktoresha Kadolli kërkon nga qytetarët që të vazhdojmë zbatimin e masave mbrojtëse.
‘Sa më shumë që të kemi kujdes në publik, aq më shpejt i kthehemi jetës normale, PA MASKA’, thotë dr Vjollca Kadolli. /Mediafokus.info