MUBI Print zgjeron biznesin, hap pikën e tretë në Interex

Kompania e mirënjohur nga Gjilanit, MUBI Print, po vazhdon me zgjerimin e biznesit.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në pikën te “Viva Fresh” në Gjilan dhe në pikës te “Viva Fresh” në Ferizaj, sot është hapur edhe pika e tretë në Interex (përballë Universitetit “Kadri Zeka”).

MUBI Print ofron një gamë të gjerë të produkteve cilësore që përfshinë shtypjen e fotografive në letër të përcjella me albume, sikurse edhe ato të ‘gravuara’ në gjëra dekorative nga druri, qelqi e produkte të matalit, me detaje plot kreativitet.

Pronarët e kompanisë më në zë të fushës së fotografisë e dizajnit, Irfan Jashari e Alban Jashari, kanë falënderuar klientët për besimin që po e shfaqin ndaj kompanisë së tyre.

“E kemi filluar biznesin në një pikë modeste dhe tashmë jemi bërë me tri pika në vendet më të frekuentuara. MUBI Production ka më shumë se një dekadë që është dëshmuar me kualitet në fushën e fotografisë dhe jemi shumë të lumtur me besimin e klientëve ndaj nesh. Kjo na ka bërë më të përgjegjshëm”, janë shprehur Irfani e Albani.

Për t’i surprizuar të dashurit tuaj, vizitojini pikat e Mubi Print dhe do të mrekulloheni me ofertat speciale të fotografisë.

Kreativiteti e ka emrin MUBI Print./Mediafokus.info/